Bota

Korea e Veriut kërcënon SHBA për stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut! Kim Yo Jong: Duhet paguar një çmim

10 Gusht 2021, 11:23| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 11:31

  • Share

Koreja e Veriut kritikon Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për shkak të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.  Kim Yo Jong, motra e liderit koreano-verior, Kim Jong Un, i ka konsideruar stërvitjet “si akt i padëshiruar , si vetëshkatërrim dhe ka kërcënuar se për të paguar çmim”, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve KCNA

Kim Yo Jong, zyrtare e lartë në Partinë e Punëtorëve të Koresë, ka deklaruar se stërvitjet verore “kërcënojnë sigurinë e njerëzve tanë dhe komplikojnë situatën në Gadishullin Korean”.

“Stërvitjet e rrezikshme ushtarake, që janë shtyrë përpara nga SHBA-ja dhe pala koreane jugore, pavarësisht paralajmërimeve tona të vazhdueshme, do t’i përballin ata me kërcënime më të mëdha për sigurinë”, është cituar të ketë thënë ajo.

Koreja Veriore do të rrisë kapacitetet për “sulme të fuqishme parandaluese”, ka thënë mes tjerash ajo.

Deklarata e saj vjen pas raportimeve se stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Koresë Jugore dhe SHBA-së do të nisin javën e ardhshme.

Stërvitjet 11-ditore kësaj here do të fokusohen në simulimet kompjuterike dhe Shtetet e Bashkuara kanë rreth 28,500 ushtarë të stacionuar në Korenë Jugore, si parandalues të kërcënimeve nga Koreja Veriore.

Koreja Veriore më parë kishte paralajmëruar Korenë e Jugut për mos mbajtjen e stërvitjeve të reja me SHBA-në në fillim të këtij muaji, pavarësisht se mes dy vendeve u rivunë kanalet e komunikimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?