foto ilustruese

Korçë/ Vihen në pranga 2 persona, drejtuan automjetin në gjendje të dehur, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë për dhunë dhe kanosje

20 Janar 2023, 13:05| Përditesimi: 20 Janar 2023, 13:11

  • Share

Policia e Korçës ka vënë në pranga gjatë kësaj jave katër persona për vepra të ndryshme penale, si drejtimi i automjetit në gjendje të dehur e deri në raste më të ashpra si dhuna në familje. Rastet e drejtuesve të automjeteve të cilët janë në gjendje të dehur kanë qenë të shumtë këto ditë jo vetëm në Korçë, duke theksuar se janë vënë në pranga  një 37-vjeçar dhe një 33-vjeçar janë kapur nga policia e Korçës, njëri prej tyre banues në Korçë e tjetri në Bilisht.

Ndërkohë dy persona të tjerë janë duke u proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen për dhunë në familje dhe kanosje.

39-vjeçari  banues në Korçë, akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, pasi në lagjen nr. 5, Korçë, për motive të dobëta, ka kanosur dhe dhunuar fizikisht, një shtetas. Ndërsa 37 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushërirës së tij, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?