Korçë-Iu kërkua që të mos ecnin me shpejtësi në rrugë se ka fëmijë, dy vëllezërit qëllojnë me pistoletë dhe arratisen

17 Shkurt 2020, 13:38| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 15:12

  • Share

KORÇË- Një kërkesë e thjeshtë për të ulur shpejtësinë në rrugë pasi aty kalojnë fëmijë ka përfunduar në sherr, ku dhe është përdorur edhe arma.

Burime zyrtare i thanë Report Tv se dy vëllezërit Vasjan dhe Krisjan Xoxi kanë qëlluar në ajër në lagjen numër 8 të qytetit, pas debatit me personin me inicialet E.B, i cili në ato momente ishte në shoqërinë e bashkëshortes së tij.

Pasi kanë qëlluar në ajër, dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të dy vëllezërve, e ndërsa E.B, është shoqëruar në  ambientet e Komisariatit ku dhe ka dhënë dëshminë.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjeco: 18/02/2020 04:58

    Fshatarë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?