Foto ilustruese

Korçë/ Kalonin ilegalisht kufirin, kapen 37 emigrantë nga Siria dhe Afganistani

6 Shkurt 2020, 14:00| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 14:01

  • Share

37 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar ditën e sotme nga policia kufitare në Kapshticë. Emigrantët e paligjshëm ishin nga Siria dhe Afganistani. Ata janë kapur në kufirin e gjelbërt dhe nëpër fshatrat kufitare me Greqinë.

Policia pasi u ka marrë deklaratën i ka dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë, ku do të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme.

Prej kohësh Korça është kthyer në një rrugë kalim që përdoret nga emigrantët e paligjshëm e ardhur kryesisht nga Siria për të kaluar më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?