Foto ilustruese

Korçë/ Arrestohet 43-vjeçari, tentoi të kalojë 51 kilogramë kanabis drejt Greqisë në bashkëpunim me një person tjetër (EMRI)

10 Mars, 14:35| Përditesimi: 10 Mars, 14:38

  • Share

KORÇË - Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është arestuar ditën e sotme në Pikën Kufitare të Kapshticës.

43-vjeçari i identifikuar si Endri Pani, ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me shtetasin e identifikuar me inicialet J.S., kishin tentuar të të kalonin drejt Greqisë 51 kilogramë kanabis.

Këta dy persona tentuan të kalonin sasinë e kanabisit drejt Greqisë me automjet, me datën 08.03.2024, por pa sukses pasi u zbuluan në kuadër të operacionit “Again’.

“Në vijim të punës për dokumentimin e plotë me prova ligjore dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit "Again" të zhvilluar më datë 08.03.2024, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, u ndalua shtetasi në kërkim:

 -E. P., 43 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, është bashkëpunëtor me shtetasin J. S., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës, në tentativë për të trafikuar me automjetin e tij, drejt Greqisë, 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa”,-njofton policia.

Nga ana e Policisë po vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?