Zjarr në një apartament në Korçë, asfiksohet 64-vjeçarja! Dërgohet me urgjencë në spital, evakuohen banorët (VIDEO)

3 Shkurt, 08:17| Përditesimi: 3 Shkurt, 09:14

  • Share

KORÇË- Një apartament në Korçë është përfshirë nga flakët. Pronarja e banesës, një 64-vjeçare është asfiksuar nga tymi dhe është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  07:30 të 3 shkurtit në lagjen nr.8, Korçë. Ende nuk bëhen me dije shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë, zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve të tjerë.

“Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Ora 08:56
Report Tv sjell pamjet nga apartamenti që u përfshi nga flakët në Korçë, gjithçka e shkrumbuar

Report Tv sjell pamjet brenda apartamentit në Korçë që u përfshi nga flakët.

Siç shihet edhe në këto pamje dëmet materiale brenda na banesë janë të mëdha.

64-vjeçarja e asfiksuar është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?