Korçë/ Po transportonin 3 thashë me kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

25 Prill, 09:35| Përditesimi: 25 Prill, 14:19

  • Share

Policia në Korçë ka arrestuar dy persona, pasi u kapën duke transportuar 3 thasë me kanabism me peshë 12.5 kg.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” u bë e mundur arrestimi i 29-vjeçarit Klajdi Shaholli nga fshati Voskop dhe i 38-vjeçarit Haxhi Mero nga fshati Vashtëmi.

Nga kontrolli në automjetin tip “Audi”, që drejtonte 29-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi H. M., u gjetën 3 thasë me rreth 12.5 kg kanabis. Lënda narkotike që po transportohej me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjeti tip “Audi” dhe me një shumë eurosh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

'Transportonin me qëllim shitjen, 3 thasë me rreth 12.5 kg cannabis sativa, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë "Tempulli 2", finalizoi operacionin e koduar “Sinjali”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit K. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe H. M., 38 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi.

Nga kontrolli në automjetin tip “Audi”, që drejtonte 29-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi H. M., shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë me rreth 12.5 kg cannabis sativa. Lënda narkotike që po transportohej me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjeti tip “Audi” dhe me një shumë eurosh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?