Shiste mina të rrezikshme me telekomandë, të montuara me eksploziv! Në pranga 35-vjeçari në Korçë

11 Gusht 2022, 08:41| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 09:58

  • Share

Një 35-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi i janë gjetur 3 mina me telekomandë. Minat ishin të montuara me eksploziv plastik C4, dhe të lidhura me celular.

35-vjeçari Pavlin Cupi banues në Rrilë të Lezhës dyshohet se prodhonte mina që më pas i shiste për veprimtari kriminale në Korçë. Arrestimi i 35-vjeçarit u bë në Pogradec, ndërsa ky ishte në makinë, ku  policia gjeti dhe sekuestroi 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksploziv plastik C4.

Me arrestimin e Pavlin Cupit shkon në dy numri i të të ndaluarve dhe në 6 i minave të sekuestruara, gjatë të dy fazave të operacionit “Remote”. Operacioni i zhvilluar pas një pune hetimore disajavore, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

 

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 11/08/2022 10:39

    Denoheni per terrorizem me te perjetshem kete maskara qe terrorizon njerezit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?