Korçë/ vijon ndërtimi i rrugës Maliq-Lozhan, shikoni ku janë punimet

24 Prill, 10:30
  • Share

Në Korçë vijon puna për ndërtimin e rrugës Maliq-Lozhan. Rruga e re Maliq-Lozhan-Strelcë është një aks alternativ që lidh Korçën me Elbasanin e cila përveç lehtësimit të qarkullimit të automjeteve do të lidhë edhe fshatrat e zonës së Korçës me qendrat urbane

Rruga Maliq-Lozhan-Strelcë ka një gjatësi prej afro 19 kilometrash. Në një postim në facebook vitin e kaluar Rama deklaronte se rruga pritet të përfundonte pranverën e këtij viti.

Ky aks iu nënshtrua rikonstruksionit me një fond të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës prej më shumë se 10 mln dollarë.

Kryetari i bashkisë Maliq deklaroi pak ditë më parë se i gjithë projekti pritet të mbyllet në muajin qershor-korrik.

Pamjet e rrugës u publikuan në profilin e facebook të kryeministrit Rama. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?