Korçë/ U kapën me 13 emigrantë të paligjshëm, 3 në pranga! Njëri i transportonte, 2 të tjerët monitoronin rrugën

23 Nëntor 2022, 09:14| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 09:40

  • Share

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kapën duke transportuar emigrantët e paligjshëm me furgon.

Ata janë identifikuar si Armand Bega, 44 vjeç; Renaldo Hoxha, 22 vjeç dhe Omer Basha, 28 vjec, të tre banues në Durrës.

Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, u kapën duke transportuar me mjetin furgon tip "Benz", 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera, rezulton se 2 të rinjtë me një automjet tip "Benz", monitoronin rrugën, për të sinjalizuar 44-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leka: 23/11/2022 09:34

    Mir qe u kapen me emigrat keto fukarej! Po policia qe i lejon te futen ilegalisht, duke ju marre para ketyre emigranteve! qe ikin nga halli prej luftes, pse nuk i investigoni policet kriminel dhe te denohen per mit marrje jo hadhegjijt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?