Korçë/ U godit me sende të forta në kokë, 14-vjeçari dërgohet në spitalin e Traumës! Konflikti me bashkëmoshatarët nisi para disa ditësh

9 Tetor 2023, 08:26| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 09:14

  • Share

KORÇË- I mituri i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në Korçë me sende të forta në kokë është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 12, Korçë ku sipas policisë ishte një konflikt i çastit me bashkëmoshatarë të tjerë.

Por Report Tv mësoi se Konfliktit ka nisur disa ditë më parë midis dy grupeve mes adoleshentëve. Grupi në të cilin bënte pjesë 14-vjeçari, është konfliktuar fizikisht me një prej adoleshentëve të tjerë. Ndërsa mbrëmjen e djeshme duket se të rinjtë e tjerë janë hakmarrë duke lënë të plagosur rëndë 14-vjeçarin.

Pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës 14-vjeçari është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rënduar për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, sipas asaj që thotë policia në komisariatin e Korçës janë shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?