Korçë, transportonte 15 emigrantë të paligjshëm dhe nuk i ndaloi policisë, në pranga 53-vjeçari

19 Gusht 2023, 11:04| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 11:18

  • Share

Një 53-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar 15 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Teksa u kap në flagrancë nga policia e Korçës, Petro Gegprifti ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip "Rexton", u gjetën 15 emigrantë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 53-vjeçari do t'i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 celularë dhe një shumë parash.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?