Korçë/ Reshje të dendura bore në të gjithë territorin, vijon puna për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve

28 Nëntor 2022, 09:33| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 13:59

  • Share

Në qarkun e Korçës gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe të dëborës, kryesisht në lartësinë mbi 1200 m.

Trashësia e dëborës ka arritur deri në 7 centimetra. Ndërkohë borëpastrueset po punojnë në rrugën e Dardhës dhe po bëhet kriposja e rrugës.

Aktualisht reshjet nuk ka, ndërsa moti është pjesërisht i vranët. Në akset rrugore nacionale dhe turistike nuk ka patur në rrugë.

Ora 13:58
VIDEO/ Dëbora mbulon Dardhën, 'magjepsen' turistët

 

Reshjet e borës që përfshinë Korçën kanë rikthyer turistët në fshatin turistik të Dardhës.

Qytetarë të ndryshëm nga Korça, por edhe nga qytete të tjerë të vendit kanë zgjedhur fshatin turistik të Dardhës për të shijuar bardhësinë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?