Sasia e produktit të sekuestruar

Korçë/ Po transportonte kaçkavall kontrabandë në Kapshticë, në pranga 48-vjeçari! Arrestohet edhe doganieri që e ndihmoi të kalonte në pikën kufitare

27 Korrik 2023, 13:20| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 14:30

  • Share

Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia, teksa transportonte një sasi të konsiderueshme produkti ushqimor të kontrabanduar. Në pranga ka rënë edhe një doganier në pikën kufitare të  Kapshticës, pasi dyshohet se lejoi kalimin e sasisë së produktit, në mënyrë të paligjshme.

Marjo Taraj doganier i pikën e kalimit kufitarë të Kapshticës u arrestua për shpërdorim detyre pasi lejoi që Astrit Murataj të kalonte mall kontrabandë në kufi.

179 kuti me djath kaçkavall Guda u kapën në aksin Korçë-Bilisht pranë fshatit Dishnicë, në një mjet që drejtohej nga Astrit Murataj.

Më pas u arrestua doganieri Taraj që ishte në pikën kufitare kur ka kaluar mallin. Ai akuzohet se duke shpërdoruar detyrën ka lejuar mallin të futet në tokën Shqiptare pa kryer detyrimet doganore.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazepi: 27/07/2023 15:24

    Mario Taraj kermill qe zvarritej prej vitesh. Burg per kete individ qe me mbeshtetjen e titullarit kujtoi se u be deti kos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?