Foto ilustruese

Korçë/ Plagosi me sende të forta në kokë gjatë një sherri një 34-vjeçar, shoqërohet autori 18-vjeçar

24 Gusht 2023, 07:42| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 07:43

  • Share

Një 34-vjeçar ka shkuar i dëmtuar gjatë natës në spitalin e Korçës për mjekim pasi ishte përfshirë në një konflikt me një 18-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në një lokal, 34-vjeçari ishte me vëllanë e tij në këtë ambient më pas u përfshi në një sherr me një 18-vjeçar, ky i fundit e qëlloi me sende të forta në kokë.

Policia kapi e autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa i dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?