Makina me të rinj del nga rruga në Librazhd, humb jetën 18-vjeçari! Në Korçë mjetet përplasën 'kokë më kokë', 1 i vdekur! 8 të plagosur (EMRAT)

4 Shkurt, 17:43| Përditesimi: 4 Shkurt, 22:59

  • Share

Dy të vdekur dhe 8 të plagosur është bilanci i trishtë i dy aksidenteve në vend, pasditen e kësaj të diele (4 shkurt).

Aksidenti i parë u shënua rreth orës 17:20 minuta në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Belorta, ku dy makina u përplasën kokë më kokë e për pasojë ndërroi jetë një 36-vjeçar dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur.

Viktimë mbeti Elvis Mizaku nga fshati Terovë, i cili po udhëtonte me një makinë tip Volkswagen. 36-vjeçari mbeti i bllokuar në makinë për disa minuta dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërsa makina me të cilën u përplas drejtohej nga një 23-vjeçar me iniciale K.H, i cili udhëtonte me një mjet ‘Hyundai’. I riu mbeti i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën. Të plagosur mbetën edhe pasagjerët që ishin në makinën e 23-vjeçarit, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. 

Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit mund të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip "Hyundai", shtetasit K. H dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Ndërkohë 23-vjeçari i është nënshtruar testit të alkoolit dhe ka rezultuar negativ.

Pak orë më vonë, rreth orës 21:30, një aksident i rëndë u shënua në aksin rrugor "Librazhd-Perrenjas", ku makina me disa të rinj, doli nga rruga ne vendin e quajtur Ura e Dragostunjës.

Për pasojë ka humbur jetën Dorian Belba, 18 vjeç, ndërsa janë plagosur Meglind Zeneli, 21 vjeç, Gerald Verçani 19 vjeç dhe Janikos Shyti 20 vjeç.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. Drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e plagosur u transportuan për ndihmë mjekësore në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ora 21:39
Makina me të rinj del nga rruga në Librazhd-Qafë Thanë, vdes 18-vjeçari, 3 të tjerë plagosur (EMRAT)

Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Qafë-Thanë në vendin e quajtur mbikalimi i trenit në Dragostunjë. Një makinë tip Benz me targa AB297FX, me drejtues Meglind Zeneli ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë një ka ndërruar jetë dhe janë plagosur 3 persona.

Për pasojë ka humbur jetën Dorian Belba, ndërsa janë plagosur Meglind Kristo Zeneli, Gerald Agim Verçani dhe Janikos Shyti.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. Drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e plagosur u transportuan për ndihmë mjekësore në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Të gjithë të aksidentuarit janë nga fshati Qukës-Shkumbin, nga Bashkia Prrenjas.

 

Ora 18:29
EMRI/ Kush është 36-vjeçari që ndërroi jetë nga aksidenti në Korçë

 

Elvis Mizaku, 36 vjeç, është viktima e aksidentit tragjik në aksin Korçë-Bilisht. 36-vjeçari ishte drejtues në një nga makinat të cilat u përplasën kokë më kokë.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • boli: 05/02/2024 01:47

    Vendosni kamera,,dhe gjoben per shpejtesi dergojani ne shtepi,,si ne gjermani,,kur do behemi shte,,t,mor hajdute te poshter ,,,qeveritare te ndyre,qe edhe leket e kamerave i vidhni.,,po na vdesin te rinjte se do te vjedhe edi rama me banden e tij..ptu..

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 04/02/2024 22:26

    pse mo meglind ja shton hallet babit pse?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?