Foto ilustruese

Korçë/ Penguan nxjerrjen e mineraleve nga ish-miniera e qymyrit në Bezhan, 10 nën hetim! Pretendojnë se punimet po kryhen në tokën e tyre

23 Shtator 2023, 15:05| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 15:13

  • Share

Dhjetë persona janë vënë nën hetim nga Policia Korçë, pasi me vetëgjyqësi dyshohet se kanë ndaluar kryerjen e punimeve të një subjekti në ish-minierën e qymyrit në fshatin Bezhan të Kolonjës, me pretendimin se nxjerrja e mineraleve po cënonte pronën e tyre.

Nën hetim në gjendje të lirë janë vënë:

A. T., 27 vjeç, B. T., 75 vjeç, të dy banues në Milec, Kolonjë, P. Sh., 75 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, E. Sh., 38 vjeç, banues në Ersekë; H. M., 68 vjeç, M. M., 76 vjeç, H. X., 59 vjeç, R. X., 56 vjeç, A. Z., 53 vjeç dhe O. T., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Të dhjetë personat, janë bërë pengesë për zhvillimin e aktivitetit të një subjekti të certifikuar në nxjerrjen e mineraleve nga ish-miniera e qymyrit në fshatin Bezhan, Kolonjë.

Sipas policisë, dyshohet se të ndaluarit me vetëgjyqësi nuk i kanë lejuar kryerjen e punimeve me pretendimin se ky subjekt po kryhen punime në pronën e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?