Korçë,Peleshi prezanton prefektin e
ri:Përfaqësues rajonal i Kryeministrit

12 Nëntor 2017, 11:27| Përditesimi:

  • Share
Është prezantuar ditën e sotme prefekti i ri i Korçës, Dhori Spirollari, i cili pason Pandi Papandon që ka mbajtur më parë këtë pozicion.

Prezantimi i Spirollarit u bë nga ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, i cili u shpreh se perfekti është një përfaqësues në rang rajonal i Kryeministrit dhe se institucioni i tij do të ketë rol kyç në në jetësimin e reformës së ujit, të cilën e cilësoi prioritet të qeverisë.

Prefekti është përfaqësues në rang rajonal i Kryeministrit. Në këtë mandat ne jemi të vendosur të vazhdojmë reformat e shtetit ligjor. Formalizimi do të ngelet një prioritet. Sapo kemi lançuar reformën e ujit pas asaj të energjisë. Institucioni i prefektit do ketë rol kyç për ta jetësuar këtë reformë. Menaxhimi i ujit ka qene dështim i këtyre 27 viteve sepse ende ka zona qe mungon uji i pijshëm dhe hektarë të tërë qe nuk vaditen. Informaliteti vazhdon të jetë prezent edhe ne sipërmarrjen private.”, u shpreh Peleshi.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?