Lidhur me të shtënat me armë të regjistruara mëngjesin e sotëm në Korçë, policia njofton se ka qenë një 19-vjeçar me iniciale E.S. i cili ka përdorur armën.
Ai është konfliktuar me 2 persona të tjerë dhe më pas është larguar nga vendngjarja teksa policia vijon kërkimet.
Grupi hetimor po grumbullon prova që do t'i shërbejnë hetimit, po kqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Korçë/ Sherr mes të rinjsh, një 19-vjeçar qëllon 5 herë me armë në ajër! Automatikun e hedh ne ujë për të zhdukur provat, arrestohet
E.M./ReportTv.al