Paisjet e sekuestruara nga policia

Nuk u ndahen lojrave të fatit, 3 të arrestuar në Korçë, pronari i lokalit në kërkim

23 Gusht 2020, 10:31| Përditesimi: 23 Gusht 2020, 10:48

  • Share

Ditën e sotme në qytetin e Korçës janë arrestuar 3 persona, ndërsa pronari i lokalit është shpallur në kërkim, pasi organizonin lojëra fati brenda ambienteve në mënyrë të paligjshme.

Pas kontrolleve të bëra brenda në lokal u gjetën dhe sekuestruan 1 laptop dhe 6 tableta të cilat dyshohet se shërbenin për vënien e lotarive sportiv.

Pronari L. P. 29-vjeç, banues në Lushnjë ka mundur të arratiset, por 3 punonjësit kanë rënë në pranga, Gj. Th., 42-vjeç , E. P., 25 -vjeç dhe S. T., 19-vjeç, banues në Korçë.

Materialet për të arrestuarit i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?