Foto ilustruese

Korçë, nga Belgjika bënte trafik emigrantësh në Shqipëri, arrestohet 41-vjeçari

8 Nëntor 2020, 13:02| Përditesimi: 8 Nëntor 2020, 13:06

  • Share

KORÇË- Në vijimësi të operacionit të koduar 'Perimetri', policia e Korçës ka vënë në pranga një shtetas belg, i cili u kap me 5 emigrantë të paligjshëm në makinë.

41-vjeçari belg me iniciale M.A., banues në Gent, u kap me 5 emigrantë të paligjshëm në makinën e tij tip 'Honda', të cilëve u kishte premtuar kalim drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt pagesës.

Trafikanti u arrestua nga policia në aksin rrugor Maliq-Lozhan dhe tashmë do të përballet me akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?