Spitali i Korçës dhe viktima Xhensila Duka

Korçë, shkoi për tu vizituar, nëna e dy fëmijëve ndërron jetë në klinikën private, procedohen dy mjekë

20 Shtator 2020, 12:37| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 14:21

  • Share

KORÇË - Dy mjekë të klinikës private "Kristi" në Korçë janë proceduar penalisht pasi dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të një paciente.

Pacientja 39-vjeçare, Xhensila Duka ditën e djeshme (19 shtator) ka ndërruar jetë rreth orës 16:30.  Ajo kishte shkuar në klinikën private për të kryer kontroll shëndetësor ku pas anestezisë nuk u ngrit më.

Si pasojë, policia ka proceduar penalisht mjekun Ilir Bibolli, 62 vjeç dhe Marinela Postol infermiere 39 vjeçe, banues në Korçë.

Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Neglizhenca në trajtimin mjekësor".

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?