Korçë/ Muzeu arkeologjik rrezikon shembjen! Drejtori Koki: Kemi gati projektin por jo fondet

14 Janar 2021, 16:32| Përditesimi: 14 Janar 2021, 16:38

  • Share

Muzeu arkeologjik në qytetin e Korçës rrezikon shembjen. Monumenti i Kulturës i Kategorisë se Parë paraqitet në gjendje të rënduar për shkak të amortizimit që godina ka pësuar ndër vite por dhe pas dëmtimeve fatale të shkaktuara nga tërmeti i qershorit të vitit 2019.

Sipas drejtorit të Trashëgimisë Rajonale Kulturore, Gjergji Koki është hartuar një projekt për restaurimin kapital, por mungesa e fondeve ka lënë pezull zbatimin e këtij projekti.

"Ne kemi hartuar një projekt i cili parashikon ndërhyrjen në këtë godinë është godinë qe kërkon ndërhyrje të kujdeshshme, ka dëme të mëdha në strukturë. Kemi monitoruar situatën me specialistët e Trashëgimisë Kombëtare. Ky muze është i rrezikshëm sidomos në katin e dytë, ku kemi pezulluar lëvizjen e turistëve në katin e dytë, për të mos rrezikuar jetën e tyre. Pra shpresojmë që në një të ardhme të afërt të celet buxheti për restaurimin total të muzeut arkeologjik", u shpreh Kokli.

Muzeu i Arkeologjisë, në të cilin janë ekspozuar mbi 1000 objekte të periudhave të ndryshme prehistorike është një nga muzeumet më të rëndesishëm në Shqipëri. 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?