Korçë, mjeti shkrumbohet nga flakët, shpëton drejtuesi

12 Janar, 14:19| Përditesimi: 12 Janar, 14:20

  • Share

KORÇË- Një mjet është përfshirë nga flakët ne aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të zonës së quajtur Gurit i Kuq. Sipas policisë mjeti ka qenë me impiant gazi dhe dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, mjeti ka qenë i parkuar në këtë zonë ndërkohë që sipas policisë do të kryhen të gjitha procedurat e mëtejshme.

Report Tv ka siguruar edhe foton e mjetit, i cili shihet se është shkrumbuar totalisht.

“Më datë 12.01.2024, rreth orës 13.35, në Gur të Kuq, pranë stacionit të trenit, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit S. S., banues në fshatin Memëlisht, Pogradec. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?