Korçë/ Marrëdhënie seksuale me vajzën 12 vjeçe të njerkës, lihet në burg 29-vjeçari

9 Janar, 09:27| Përditesimi: 10 Janar, 10:02

  • Share

Gjykata e Korçës la në burg 29-vjeçarin K.T, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Denoncimi është bërë pak ditë më parë nga nëna e 12-vjecares, po kështu vajza ka pranuar para psikologeve se kishte lidhje intime me Tirollarin.

Gjatë seancës së sotme, për masën e sigurisë, 29-vjecari ka mohuar akuzën. Ndërkohë, sipas avokatit në dosjen e prokurorisë mungon akti mjeko-ligjor që  vërteton marrëdhënien seksuale.

'Gjykata ka vendosur vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të 29-vjeçarit. Para gjykatë si mbrojtur ndaj meje nuk ka pranuar autorësinë. Pretendon se ka jetuar në shtëpinë e tij vajza e mitur por nuk pranon që ka kryer marrëdhënie seksuale. Deri në këtë moment nuk është kryer akti i ekspertimit ndaj të miturës. Ne kemi kërkuar të mos caktohet masë e sigurimit personal. Ishin të gjitha mundësit për caktimin e një mase më të butë ‘arrest në shtëpi’. Janë deklarime që nuk përbëjnë asnjë provë konkrete. Rasti është denoncuar para dy tre ditësh, për faktin se e ëma e të miturës ka pasur problematike me të atin.'- tha Mekolli.

Pavarësisht pretendimeve, gjykata vendosi të lërë në burg pa afat autorin e dyshuar, bazuar në provat dhe dëshmitë e grumbulluara nga prokuroria. 29-vjeçari kishte jetuar në një banesë me të miturën, pasi prindërit e tyre, përkatësisht nëna e vajzës dhe babai i tij bashkëjetonin prej disa vitesh.

Pasi është ndarë nga bashkëjetuesi, nëna e 12-vjeçares ka kryer denoncimin në polici. Ish-bashkëjetuesi pretendon se denoncimi është një formë hakmarrje për divorcin. Aktualisht e mitura është strehuar në një qendër sociale.

Ora 09:57
Korçë/ Djali i tij u la në burg, flet babai i 29-vjeçarit: Bashkëjetuesja e akuzoi sepse u konfliktua me mua

Babai i 29-vjeçarit K.T, i cili u la në burg se dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të njerkës, tha se bashkëjetuesja e tij e ka akuzuar të birin sepse ato kishin debate se bashku.

‘Kisha një fëmijë të vogël 8 vjeçe dhe ajo kishte një fëmijë çupë. Në poqëm muhabetin të bashkëjetonim. Tani u zum me llafe ne më bashkëshorten. Ne kishim dhomë të veçantë. Kur e kam marrë bashkëjetuesen çunat i kam pasur në Greqi. Kur erdhi tha e kam si motrën time.

Ajo e akuzoi për arsye se u zu me mua dhe akuzoi djalin. Djali kishte dhomën e vet. Djali kishte shtëpinë e vet, ne kishim një dhomë të veçantë. Vetëm gjumin bënim në dhoma të veçanta. Ajo u zu me mua dhe tha do t’ju fus të gjithëve në burg.(qan)’- tha ai.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?