Kronikë

Korçë/ Makina përplas këmbësoren në vijat e bardha, 20-vjeçarja dërgohet në spital

16 Gusht 2021, 11:37| Përditesimi: 16 Gusht 2021, 13:00

  • Share

KORÇË- Një këmbësore ka mbetur e plagosur ditën e sotme në Korçë. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se aksidenti ka ndodhur në vijat e bardha.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se makina tip 'Mini Cooper' me targë AA 397 BA ka përplasur 20-vjeçaren e identifikuar si A. S., duke e lënë pa ndjenja. Përkatësisht, aksidenti ka ndodhur në në lagjen nr. 17, Korçë, tek "Terminali i Autobusave".

Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dërguar menjëherë vajzën në spital, ndërsa mësohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit i identifikuar si E.F., është shoqëruar për veprime të mëtejshme, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?