Sherr për çështje pronësie, një i plagosur me thikë në Korçë! Arrestohet autori

14 Gusht 2022, 12:31| Përditesimi: 14 Gusht 2022, 13:58

  • Share

KORÇË-Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për çështje pronësie të ndodhur në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të shkollës Demokracia, në lagjen numër 4.

Autori i plagosjes në Korçë është identifikuar si Niko Prifti dhe njihet si një njeri që konsumon shumë alkool. Ndërkohë, i plagosur ka mbetur Rustem Beqiri, 60 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe sipas policisë është në gjendje të rëndë.

Autori i plagosjes ka shkuar në banesën e Rustem Beqirit me gruan, vajzën dhe mbesën për çështjen e një prone. Në debate e sipër për çështjen e pronësisë Beqiri ka plagosur me thikë Priftin. Mësohet se policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes, autorin e dyshuar Niko Priftin.  

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ora 13:03
Plagosja në Korçë, zbardhet shkaku i sherrit mes dy personave

1660475042_Screenshot12.jpg

Konflikti për pronat ka çuar sot në një sherr. Policia njofton se Niko Prifti ka goditur me thikë mbetur Rustem Beqirin pas një konflikti për pronat.

“Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një shtetas tjetër, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes. Më datë 14.08.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi N. P., rreth 68 vjeç, gjatë një konflikti i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. B., 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Ora 12:52
Plagosja në Korçë, ja emrat e autorit dhe të plagosurit

1660474404_Screenshot11.jpg

Autori i plagosjes në Korçë është identifikuar si Niko Prifti.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur Rustem Beqiri.

Ora 12:44
Plagosja në Korçë, shoqërohet në polici autori

1660473934_Screenshot10.jpg

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri në Korçë. Mësohet se policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 14/08/2022 14:57

    Dhe Korcaret koshim mangut tani , kjo eshte vertet koha qe duhet te largohemi nga ky vend qe quhet Albanistan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?