Korçë/ Kishte përshtatur lokalin për shitje droge e lojëra fati, arrestohet pronari! Në shtëpi i gjejnë 160 mijë euro (EMRI)

13 Janar, 13:01| Përditesimi: 13 Janar, 13:30

  • Share

Korçë - Një 56 vjeçar pronar i një lokali të cilin akuzohet se e kishte përshtatur për përdorim drogash të forta dhe për lojëra fati është arrestuar në Korçë. Ndërkohë në banesë i janë gjetur municion luftarak dhe 160 000 euro.

Shqiptarja.com mëson se në kuadër të operacionit "Mix", u arrestua Roland Kuro.

Nga kontrollet në lokal, u konstatua se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje drogash të forta (heroinë dhe kokainë), në doza. Gjithashtu, se ishte përshtatur për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit" informon policia.

Por policia s'u ndal vetëm tek lokali. Nga kontrollet në banesën e 56-vjeçarit dhe në atë të prindërve të tij, në fshatin Boboshticë, shërbimet gjetën sasi të tjera të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, 2 krehëra armë zjarri dhe 160 000 euro të dyshuara me burim veprimtaritë kriminale.

Në momentin kur policia kreu bastisjen e lokalit një 20 vjeçar nga Korça kishte shkuar për të blerë doza kokaine.

Policia informon se gjatë kontrollit janë sekuestruar heroinë, 240 gramë kokainë, peshore elektronike, armë e ftohtë, municion luftarak, 160 000 euro, laptop, çipsa, celular dhe automjet.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • boboshtica: 13/01/2024 17:02

    I lumtë dora atij që bëri këtë punë të mirë dhe shpëtoi fshatin nga një kriminel që na turpëron. Duhet që të mos dalë më që brenda dhe duhet me patjetër ata që e mbronin ta paguajnë. Prandaj mos ndaloni. Hidhjani çelsat në det. Ju lumtë.

    Përgjigju
    • Gjergj: 28/01/2024 13:48

      Librin e shpis mos u merzit po vi

    • Olsi: 28/01/2024 13:28

      Bukur

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?