Foto ilustruese

Korçë/ Kapet me 11 qese kanabis, vihet në pranga 18-vjeçari, synonte tregtimin e tyre

20 Shkurt 2023, 16:25| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 16:36

  • Share

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 18-vjeçar pasi u kap në flagrancë me një sasi droge, që sipas policisë do shpërndahej në qytet. Të riut iu gjetën 11 doza kanibis të ndara në qese të vogla me qëllim shitjen e tyre. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Mercedes-Benz” iu gjet gjithashtu një peshore e vogël elektronike që i shërbente për të matur dozat dhe për t’i ndarë në qese, një grirëse me mbetje të dyshuar kanabisi në të, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

18-vjeçari, N. M., 18 vjeç është banues në Korçë dhe mbi të rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?