Korçë/ Shantazhonin 17-vjeçaren se do e denonconin si bashkëpunëtore për një krim nëse nuk u jepte para, 3 në pranga dhe 1 në kërkim! I morën rreth 12 mln lekë

5 Shkurt 2022, 09:44| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 12:33

  • Share

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim sot në Korçë, pasi akuzohen se i kanë zhvatur par asnjë 17-vjeçarje nëpërmjet kanosjes dhe shantazhit. Në pranga ranë Eris Beqo, Ksandros Pashollari, Xhulio Dapellari dhe u shpall në kërkim Kristjan Aliu. Mësohet se ishte ky i fundit që shantazhoi fillimisht të miturën, duke e kontaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Të rinjtë e kërcënonin atë se do ta denonconin në polici si bashkëautore e një krimi të ndodhur disa kohë më parë, nëse nuk do u jepte shumat që i kërkonin. Për një periudhë 1 mujore, ata e detyruan të miturën që të merrte në shtëpi e 200 mijë lekëve dhe 8 mijë euro. Nuk dihet krimi për të cilin ata shantazhonin të miturën dhe as nëse ajo ka qenë vërtetë e përfshirë.

Të arrestuarve u janë sekuestruar shumat prej 100 mijë lekë dhe 6000 euro, që mendohet se ia kanë marrë të miturit përmes kanosjes. Gjithashtu është sekuestruar edhe një automjet Mercedez Benz dhe 4 aparate celularë të markave të ndryshme

Të rinjtë akuzohen për kanosje për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim, por ende nuk dihet se me çfarë e kërcënonin të miturin, i cili detyrohej t'i jepte paratë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Ora 12:22
E detyruan të vidhte në shtëpi rreth 12 mln lekë, 4 të rinjtë e shantazhonin 17-vjeçaren në Korçë se do ta denonconin si bashkëautore të një krimi të ndodhur më parë

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja që u regjistrua në Korçë, ku 4 të rinj i zhvatën rreth 12 milion lekë 17-vjeçares, duke e shantazhuar e kanosur. Sipas burimeve nga policia, vajza minorene është shantazhuar fillimisht nga shtetasi Kristjan Aliu i shpallur në  kërkim.

Të rinjtë e kanë shantazhuar minorenen duke i thënë se ajo ka qenë bashkëpunëtore në një vepër penale të ndodhur kohë më parë dhe se do ta denonconin nëse ajo nuk u jepte paratë që i kërkonin.  Ende nuk dihet se për çfarë vepre penale bëhet fjalë e nëse vajza ka qene ose jo e implikuar. Lidhur me këtë ngjarje policia po vazhdon hetimet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Franc: 05/02/2022 18:35

    Pare te madhe paskan patur ne shtepi keta sa I vodhi dhe vajza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?