Korçë/ Iu përmbys traktori duke punuar tokën, 60 vjeçari përfundon në spital

15 Prill, 15:59| Përditesimi: 15 Prill, 16:11

  • Share

KORÇË- Një 60 vjeçar në Maliq është dëmtuar duke punuar tokën me traktor. Mjeti bujqësor është përmbysur ndërsa 60-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Paraditen e sotme, në urgjencën e spitalit të Korçës, është dërguar nga familjarët e tij, për të marrë mjekim, shtetasi V. I., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qenë duke punuar me mjet bujqësor (traktor), i cili aksidentalisht është përmbysur dhe për pasojë 60-vjeçari është dëmtuar”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?