Korçë/ Ishte duke luajtur, motori i parkuar zë poshtë 2-vjeçarin! Transportohet me helikopter drejt Traumës në gjendje të rëndë

27 Prill, 17:14| Përditesimi: 27 Prill, 17:41

  • Share

KORÇË - Një fëmijë 2-vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme pasi një motor – i cili ishte i parkuar – i ka rënë sipër, pasi e kishte prekur, teksa luante.

I mituri është paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj po dërgohet me helikopter tek Spitali i Taumës në Tiranë, për shkak të plagëve në kokë dhe trup.

Ai është dërguar fillimisht në urgjencën e spitalit Korçë, nga nëna e tij.

"Më datë 27.04.2024, rreth orës 15:20, në urgjencën e spitalit Korçë, është dërguar nga nëna e tij, një i mitur rreth 2 vjeç, banues në Korçë.

Nga deklarimet e para të familjarëve të tij, rezulton se fëmija duke luajtur aksidentalisht është rrëzuar në oborrin e banesës, nga motori i babait të tij, i cili ka qenë i parkuar. Për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve",-njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.

Lajmi në përditësim...

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?