Kronikë

Korçë, harroi cigaren ndezur në makinë dhe futet në lokal! Kur del gjen të shkrumbuar mjetin e parkuar

9 Tetor 2021, 12:07| Përditesimi: 9 Tetor 2021, 13:45

  • Share

Një makinë tip "Citroen" është djegur plotësisht gjatë natës, ndërsa ishte i parkuar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Kamenicë, ndërsa mjeti ishte në pronësi të Hyset Bezatit, 33 vjeç.

33-vjeçari ka në pronësi disa mjete bujqësore dhe punon tokat e fermerëve të fshatit Kamenicë. Jashtë kamerave ai sqaron se makinën e dogji vetë padashje se harroi cigaren ndezur.

Sipas dëshmisë së tij ai harroi cigaren ndezur në makinë dhe u fut në një lokal, por kur doli që andej makina ishte djegur dhe për këtë lajmëroi policinë. Hyseni shprehet se ai nuk ka konflikte me persona të tjetër.

“Mjetin e kam pasur të parkuar afër një lokali ku isha duke konsumuar diçka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së premtes ,kam qënë në mjet duke pirë cigare në momentin që jam larguar dyshoj se kam lënë cigaren ndezur dhe jam larguar për tek lokali. Kur u ktheva mjeti kishte marrë flakë u mundova ta shuaja vetë si fillim por ishte e pamundur dhe më pas lajmërova policinë. Nuk kam konflikte me njerëz të tjerë”, tha 33-vjeçari,

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?