Foto ilustruese

Kronikë

U dërgua me urgjencë në spital, vdes i dënuari në burgun e Drenovës

25 Mars 2021, 21:52| Përditesimi: 25 Mars 2021, 22:13

  • Share

Një i dënuar në burgun e Drenovës është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për të dënuarin Edmond Jonuzaj, i cili ishte dënuar me 12 vite burgim, ndërsa i kishin mbetur edhe 4 vite për ta përfunduar dënimin.

Pas mbërritjes në spital, Jonuzaj ka ndërruar jetë. Shkaqet janë ende të paqarta, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrethanave.

Ai njihej si person tepër problematik nga policia dhe sipas burimeve është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale si vjedhje dhe plagosje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?