Foto ilustruese

EMRI/ Goditi me shkelm në bark bashkëjetuesen e tij shtatzënë, gruaja aborton fëmijën në muajin e dytë! Në pranga 56-vjeçari në Korçë

22 Korrik 2023, 12:13| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 15:17

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Drithas të Maliqit. Arif Myftarago, 56 vjeç, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark bashkëjetuesen e tij shtatzënë 32 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur edhe fetusin në muajin e dytë.

Gruaja me iniciale V.Sh. raportohet se është paraqitur në maternitet me dhimbje barku, por vetëm një ditë më vonë ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Ajo u tha mjekëve të maternitetit se bashkëjetuesi i saj e kishte goditur pas një konflikti të çastit dhe si pasojë e kësaj dhune të paprecedent humbi edhe fëmijën.

Menjëherë autoritetet spitalore njoftuan policinë, e cila bëri të mundur prangosjen e 56-vjeçarit. Të dy, edhe pse kishin një diferencë të madhe në moshë, kishin 2 muaj që kishin nisur bashkëjetesën, por herë pas here raportohet se kanë pasur probleme dhe zënka.

Aktualisht 32-vjeçarja vijon të jetë në maternitet dhe nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ajo nuk është emër i panjohur për policinë.

Në vitin 2017 është arrestuar për tentativë vrasje me sëpatë të një tjetër bashkëjetuesi që ka pasur në atë kohë, në një konflikt të nisur gjithashtu për motive të dobëta.

Për fat të mirë 44-vjeçari me iniciale N.K. mori vetëm disa plagë të lehta në trup. Para kësaj ngjarjeje të rëndë të 2017-ës, V.Sh. raportohet se është trafikuar katër herë në drejtim të Maqedonisë së Veriut për burra mbi 50 vjeç, dhe sipas deklarimeve të saj në atë kohë një burrë që e kishte njohur e kishte shitur për 400 euro.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • raqi: 22/07/2023 16:51

    Po ce o tu mbyllte..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?