Foto ilustruese

Korçë, era e fortë krijon probleme! Ndërprehet energjia elektrike në disa zona

29 Dhjetor 2020, 10:04| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 10:07

  • Share

Era e fortë dhe moti i paqëndrueshëm ka sjellë probleme në qarkun e Korçës.

Në zona të veçanta, era e fortë ka shkaktuar ndërprerje të energjisë në fidrin 3 të nënstacionit të Ersekës, Lozhanit.

Ky i fundit furnizon me energji elektrike disa fshatra të njësisë administrative Moglicë, si dhe në zonën e Lekasit Leshnicë.

Nga ana e OSHEE-së janë ngritur grupet e punës dhe po punojnë në terren për eliminimin e defekteve.

Mbi fshatin Mollas të njësisë Mollas, bashkia Kolonjë në rrugën nacionale nga era e fortë është rrëzuar një plep, ku nga ana e MZSH Kolonjë u morën masat për ta larguar nga rruga dhe prerjen e tij.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?