Foto ilustruese

Burri akuzon gruan për vjedhje në Korçë, policia i gjen 2 milion lekë të fshehura

23 Qershor 2022, 11:01| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 11:02

  • Share

Një 41 vjeçare është arrestuar nga policia e Korçës pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në shtëpinë bashkëshortore në Voskopojë.

Sipas policisë A.N banuese në Korçë ka marrë nga shtëpia e përbashkët familjare në fshatin turistik Voskopojë një shumë parash që sipas bashkëshortit që ka bërë dhe denoncimin në polici kapin vlerën e 20 milion lekëve.

Pas denoncimit të marrë blutë e Korçës kanë bërë dhe arrestimin e zonjës e cila i ka mohuar akuzat por policia pas kontrollit i ka gjetur rreth 2 milion lekë të fshehura të cilat dhe janë sekuestruar nga policia. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?