Uji i ndotur në çezma, banorët e Dishnicës në protestë! Ujësjellësi i Korçës: Analizat e ujit brenda parametrave

15 Nëntor 2023, 11:46| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 17:33

  • Share

Banorë të Dishnicës në Bashkinë e Korçës, kanë dalë këtë te mërkurë në protestë për ujin e pijshëm.  Ata thane se furnizohen me ujë të ndotur nga ujësjellësi i sapo investuar. Ata pretendojnë se më herët e kishin në vetëmenaxhim rrjetin e ujësjellësit, por pas investimit, menaxhimin e mori Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Korçë. Tashmë bëhen 4 muaj që në çezma u shkon vetëm ujë i ndotur, i cili jo vetëm nuk konsumohet por ka dëmtuar dhe pajisjet shtëpiake.

“Ujin na e ka fal Perëndia por nuk e përdorim për të pirë. Sa herë bie shi, turbullohet uji. Për të pirë s’bëhet fjalë, por po na dëmtohen dhe pajisjet”.

Ata kanë kërkuar që ndërmarrja e ujësjellësit të marri masa për problematikën dhe që vetë fshati të marri përsëri në menaxhim ujin e pijshëm.

Në fshatin Dishnicë që ndodhet pranë qytetit të Korçës jetojnë 2 mijë banorë, të cilët e blejnë ujin e pijshëm ose e mbushin me bidonë në burimet natyrore.

“Më përpara vinte Pojani e mbushte tek ne, tani shkojmë ne e mbushim në Pojan, Korçë e ku të mundemi se uji në çezmë vjen i turbullt”.

Ndërmarrja e Ujësjellësit të Korçës deklaron se analizat kryhen periodikisht dhe uji rezulton brenda parametrave për konsum.

“Problemi kryesor është tek vepra e marrjes së ujit, ndikuar nga shirat që kanë ndikuar në turbullim. Ky investim është kryer në vitin 2000. Megjithatë ne jemi duke punuar për riparimin e depozitës. Analizat merren në mënyrë periodike dhe ka rezultuar se uji është higjenetikisht i pastër. Kjo është fleta e analizës, kryer ditën e hënë dhe rezulton se të gjitha analizat mikrobiologjike janë ne brenda parametrave.  Pra uji është i pijshëm”.- tha Ina Kosta, zëdhënëse e Ujësjellësit.

Po kështu bëhet e ditur se aktualisht janë vendosur tubacionet e reja dhe do të vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e depozitës.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/11/2023 23:33

    Jepini nja dy gota nga ai uje Ina Kostes e kush eshte pergjegjes i ujesjellesit,apo atyre qe nxjerrin keto rezultate analizash,te shohim e pine apo jo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?