Foto ilustruese

Korçë/ Arrestohet 61-vjeçari, dhunoi gruan dhe 2 djemtë

7 Prill, 16:15| Përditesimi: 7 Prill, 16:16

  • Share

KORÇË – Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 djemve të tyre, si dhe se i ka kanosur ata.

61-vjeçari i identifikuar me inicialet M.Gj. së bashku me familjen e tij jetojnë në në fshatin Baban, Devoll.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 djemve të tyre, si dhe se i ka kanosur ata”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?