Foto ilustruese

Korçë/ Arrestohet 52-vjeçari, policia i gjeti armë të ftohta në lokalin e tij pa liçencë

13 Prill, 15:35| Përditesimi: 13 Prill, 16:07

  • Share

KORÇË - Një 52-vjeçuar është arrestuar nga policia pasi në lokalin e tij për të cilin nuk kishte liçencën e nevojshme, iu gjetën 4 armë të ftohta (thika).

52-vjeçari i identifikuar me inicialet V.K. është banues në lagjen nr.14.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponjat", në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në lokalin e tij, iu gjetën 4 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 52-vjeçari e ushtronte aktivitetin në këtë subjekt, pa licencën përkatës”,- njofton policia.

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?