Foto ilustruese

Aksident në Maliq, një i plagosur në spital

11 Prill, 22:26| Përditesimi: 11 Prill, 22:30

  • Share

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor "Zvezdë-Gollobërdë", pranë urës të fshatit Zvezdë në Maliq. Sipas policisë në aksident janë përfshirë një mjet dhe një karrocë që përdoret për bujqësi.

“Më datë 11.04.2024, rreth orës 21:30, në aksin rrugor "Zvezdë-Gollobërdë", pranë urës të fshatit Zvezdë, Maliq, një automjet tip "Audi", ka përplasur një karrocë, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i karrocës, shtetasi F. D., rreth 61 vjeç, banues në Zëmblak, i cili u dërgua për mjekim në spital”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit tip "Audi", ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e tij. Kurse 61 vjeçari ndodhet jashtë rrezikun për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?