87-vjeçari Fari Halili

Korçë/ Iku dje nga banesa, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 87-vjeçarit! Vuan nga skleroza (FOTO)

19 Dhjetor 2023, 10:24| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 11:03

  • Share

Një 87-vjeçar, i identifikuar si Fari Halili ka humbur kontaktet me familjarët në qytetin e Korçës.

Halili i ka humbur kontaktet prej mëngjesit të së hënës i cili ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Familjarët thonë se 87-vjeçari vuan nga skleroza, ata kanë bërë edhe denoncim në polici mesditën e së hënës.

Familjarët bëjnë thirrje për ndihmë, ndërsa bashkangjitur gjeni dhe një fotografi të 87-vjeçarit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?