Foto ilustruese

Korçë/ 39-vjeçari gjendet i pajetë në banesë! Policia: Ishte përdorues droge

7 Dhjetor 2021, 19:27| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 19:30

  • Share

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Maliq të Korçës. Burimë bëjnë me dije se ai jetonte i vetëm, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se viktima A.L., nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 39-vjeçarit.

Një ekspertizë më e detajuar do të zbulojë nëse viktima ndërroi jetë nga mbidoza e drogës apo ndonjë shkak tjetër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?