Foto nga aksidenti në Korçë

Korçë/ 36-vjeçari humbi jetën nga përplasja e mjeteve ‘kokë më kokë, arrestohet 23-vjeçari

5 Shkurt, 12:17| Përditesimi: 5 Shkurt, 20:01

  • Share

KORÇË- Një 23-vjeçar, drejtuesi i automjetit që u përfshi dje në aksidentin në aksin “Korçë-Devoll” është arrestuar nga policia.

23-vjeçari K. H., ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” ka përplasur një mjet tjetër, ku për pasojë humbi jetën 36-vjeçari Elvis Mizaku nga fshati Terovë, si edhe pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Pas përplasjes, 36-vjeçari mbeti i bllokuar në makinë për disa minuta dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit mund të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip "Hyundai", i 23-vjeçarit. Ai i është nënshtruar testit të alkoolit dhe ka rezultuar negativ.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?