Korça ‘zgjohet’ e mbuluar nga dëbora, qyteti zbukurohet nga bardhësia (VIDEO)

29 Janar 2022, 09:41| Përditesimi: 29 Janar 2022, 09:52

  • Share

KORÇË- Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore, erë e fortë si dhe ulje të ndjeshme temperaturash. Sipas informacioneve ka pasur reshje dëbore  gjatë natës, ndërsa në zona të veçanta të shoqëruara me erë. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur pastrimin e rrugëve.

Nga ana tjetër, dëbora kanë zbukuruar qytetin, duke ofruar për turistët pamje piktoreske. Borëpastrueset janë shpërndarë në rrugën e Voskopojës, në rrugën e Dardhës, në segmentin Korce -Dvoran, në rrugën Korçë -Qafa e Qarrit -Erseke dhe në rrugën Erseke -Leskovik.

Ndërkohë qarkullimi ne akset rrugore Korçë -Q Qarrit - Erseke -Leskovik. Korçe-Voskopoje.  Korçe-Dardhe duhet te behet me pajisje dimërore gjatë orëve të paradites. Trashësia varion nga 15 cm - 35 cm ndërsa temperaturat mesatare - 4 grade.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?