Temperaturat nën zero, borë e ngrica në Korçë e Dibër! Rruga e Arbrit dhe aksi Korçë-Ersekë i kalueshëm me zinxhirë

3 Shkurt 2023, 07:57| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 14:17

  • Share

Reshjet e borës dhe temperaturat nën zero gradë kanë sjelle problematika në rrugët e qarkut të Dibrës, sidomos në orët e para të mëngjesit. Siç shihet në pamjet e Report TV aksesohet me vështirësi aksi Fushë Bulqizë - Qafa e Buallit. E njëjta problematikë u shfaq dhe Qafën e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Rreth mesditës, firmat kontraktore kanë ndërhyrë dhe lëvizja është normalizuar.

Përgjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka pasur reshje intensive dhe në Korçë ku, trashësia e borës shkon deri në 25 centimetra.

Aksi Korçë-Erseke, sidomos në kthesat e Qarrit kalohet me zinxhirë, ndërsa rrugët e tjera nacionale janë të kalueshme. Mbeten të bllokuar fshatrat malore, Vithkuq, Lekas dhe Panarit, ku trashësia e borës shkon në gjysmë metri.

Sa i përket fundjavës metereologët parashikojnë reshje të pakta të dëborës, por rënie të ndjeshme të temperaturave në mëngjes dhe në mesditë, duke u luhatur nga -5 gradë celsius deri në 9 gradë.

Ora 09:03
Reshjet e dëborës në Korçë, 300 familje në zonat e thella malore mbeten pa energji elekrike

1675411493_zonatethella.JPG

Në Korçë reshjet e dëborës kanë sjellë probleme me energjinë elektrike. Rreth 300 familje në zona të thella malore kanë mbetur pa energji elektrike. Ekipet e OSHEE-së janë në tërren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike por ndërhyrja mbetet e vështirë për shkak të reshjeve të dëborës që kanë sjellë ngrica.

Ora 08:06
Dibër, prani ngricash në rrugën e Arbrit, kontraktori nuk ka bërë kriposjen

Në aksin e rrugës së Arbrit Fushë Bulqizë-Qafa e Buallit ka prani të ngricave. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje që të jenë të kujdesshëm.

Një prej akseve problematike për të qarkulluar është edhe segmenti i Bypasit në tunelet e Qafë Murrizit. Ndërkohë pavarësisht pranisë së ngricave, rruga nuk është kriposur ende nga koncesionari.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?