Futbollistët e Skënderbeut duke festuar

Korça në festë pas fitores me Partizanin, Zekiç: Jam i inatosur, punuam 3 ditë për të shmangur gabimin

2 Tetor 2023, 10:47| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 10:49

  • Share

Korça ishte e elekrizuar pas fitores 1-0 kundër Partizanit.

Një gol me penallti, që u ekzekutua nga Rashica, i solli Skënderbeut një tjetër trepikësh në Superligë. Rezultati ishte tejet befasues për faktin se ekipi korçar kishte shumë ulje-ngritje, por edhe sepse përballë kishin kampionët në fuqi.

“Faleminderit nga Zoti me pikët jemi mirë, kemi 12 pikë. Skuadra ka cilësi dhe i duhet vetëm pak kohë,”-u shpreh Ivan Gvozedenovic, trajner i Skënderbeut.

Te Partizani disfata nuk u prit aspak mirë ndonëse ishte e para për këtë sezon.

“Jam shumë i inatosur sepse kemi punuar shumë që mos ta pësojmë atë gol me penallti. Për 3 ditë folëm që ta shmangim dhe në përfundim arrijmë me vonesë në ndërhyrje. Është e vërtetë që kemi kualitet, por në fushë nuk zbresin vetëm emrat e lojtarëve,”-deklaroi Zoran Zekic, trajner i Partizanit.

Edhe në sfidën tjetër të së dielës befasia nuk mungoi. Egnatia që vinte pas një momenti pozitiv u mposht 0-1 nga Teuta. Ndërkohë sot Dinamo pret Vllazninë në orën 18:00 në Elbasan Arena, ndërsa java e 7 e Superligës mbyllet të martën me sfidën Tirana-Laçi në ‘Selman Stërmasi’.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?