Korça bashkon Shqipëri-Kosovë
dy qeveritë ulen sot në tryezë

27 Nëntor 2017, 07:46| Përditesimi:

  • Share
Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të mblidhen ditën e sotme në qytetin juglindor të Korçës. Kjo mbledhje e parë mes qeverisë ‘Rama 2’ dhe qeverisë së Ramush Haradinajt vjen në kuadër të festave të nëntorit, ndërsa pritet të firmosen dhe disa marrëveshje të rëndësishme.

Takimi dypalësh është parashikuar të fillojë rreth orës 16:00, në Shtëpinë e Flamurit, ku pas nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve do të ketë dhe një konferencë për media mes dy kryeministrave, në orën 17:30, e cila do të ndiqet nga një darkë zyrtare, në orën 20:00. 

Mësohet se në total do të nënshkruhen 4 marrëveshje bashkëpunimi për sigurimet shoqërore dhe integrimin dhe 8 memorandume për energjine elektrike, diasporen, mjedisin, kulturen, per investimet e huaja mes AIDA KIESA, per certifikatat veterinare.

Ndërkohë, mbledhja mes dy qeverive shqiptare do të vijojë edhe ditën e martë, më 28 nëntor, ku do të zhvendoset në qytetin e Vlorës, aty ku 105 vite më parë Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë për Shqipërinë. Në orën 12:30 do të zhvillohet ceremonia te busti i pavarësisë, ku të prnaishëm do të jenë dhe dy preisdentët, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi. Gjithashtu, do të kryhen homazhe tek busti i Ismail Qemalit, si dhe do të shpallet logoja e Skënderbeut në kuadër të vitt të Skënderbeut.

Më poshtë mund të shihni memorandumet dhe marrëveshjet qe pritet të nënshkruhen sot:

-Memorandum e mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e politikës se jashtme.

Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati.

-Memorandum bashkëpunimi midis zyrës se kryeministrit të Shqipërisë dhe zyrës se kryeministrit të Kosovës për shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin për zbatimin e rregullimit më të mirë, vlerësimin e ndikimit dhe përmirësimin e praktikave të zhvillimit të politikave.

Ky memorandum nënshkruhet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj.

-Memorandum për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të bashkëpunimit në anëtarësimin evropian.

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e diasporës.

Marrëveshja nënshkruhet nga ministri Dardan Gashi dhe ministri Pandeli Majko.

-Marrëveshje bashkëpunimi për qendrat kulturore në Diasporë.

Edhe kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministrat Gashi e Majko..

-Marrëveshje për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministri Skënder Reçica dhe ministri Arben Ahmetaj.

-Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë-KIESA dhe Agjencisë Shqiptarë të zhvillimit të Investimeve-AIDA.

Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Bajram Hasani dhe ministri Arben Ahmetaj.

-Marrëveshje për financimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

Marrëveshja nënshkruhet nga ministrja Lindita Nikolla dhe ministri Dardan Gashi.

-Memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe ministrisë së Kulturës të Shqipërisë.

Memorandumi nënshkruhet nga ministrat përkatës.

-Protokoll për bashkëpunim teknik dhe ekonomik në fushën e bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore.

Kjo marrëveshje nënshkruhet nga zv/ministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi dhe ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,Niko Peleshi.

-Memorandum mirëkuptimi për themelimin e bursës së përbashkët të energjisë elektrike të Kosovës dhe Shqipërisë.

Memorandumi nënshkruhet nga ministri Valdrin Lluka dhe zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli.

mbledhja qeverive rendi

mbledhja qeverive rendi

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?