Kopshti Zoologjik çel dyert të shtunën, jo më 1 qershor, Veliaj fton fëmijët dhe prindërit: E hapim në ditë pushimi, kemi plot surpriza

31 Maj 2022, 15:14| Përditesimi: 31 Maj 2022, 15:18

  • Share

Për shkak se 1 Qershori, Dita e Fëmijëve, bie ditë shkolle për fëmijët, por është edhe ditë pune për prindërit e tyre, hapja zyrtare e Kopshtit të ri Zoologjik do të bëhet ditën e shtunë, më 4 qershor.

Lajmin e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi fëmijët të marrin prindërit dhe gjyshërit dhe të bëhen pjesë e festës në fundjavë.

“Jeni gati për Kopshtin Zoologjik kalamaja? Ditën e shtunë, në 4 Qershor , meqë është fundjavë dhe të gjithë e kemi pushim, merrni prindërit, gjyshen, gjyshin ose një shok apo shoqe, dhe ejani të shohim të gjithë bashkë kafshët e mrekullueshme. Do të mësojmë shumë gjëra të reja, por edhe do të luajmë. Ju pres me padurim”, shkruan Veliaj.

Kopshti Zoologjik i Tiranës iu nënshtrua transformimit të plotë të tij. Nga një hapësirë e harruar, Bashkia e Tiranës e rikonceptoi atë, duke iu përshtatur kërkesave të ndryshme të vizitorëve që e frekuentojnë dhe kafshëve që jetojnë aty. Kopshti ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergji: 14/06/2022 19:30

    Ju lumte per punen e bere! Duhet pare transporti publik ne kete zone. Autobuzet jane te vjeter,pa kondicionere dhe gjithsej, vetem pese(distanca eshte shume e gjate, nga stacioni i trenit ne teg)

    Përgjigju
  • Erjon: 31/05/2022 15:49

    Ket vit data 1 i ra data 4

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?