Kopjoi të dhënat e TIMS, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit lihet në arrest shtëpie! Ervin Muça: Jam i pafajshëm, s’kam bërë shkelje

12 Prill, 12:27| Përditesimi: 12 Prill, 19:03

  • Share

TIRANE- Gjykata e Tiranës la sot në fuqi masën e arrestit në shtëpi dhe pezullimin nga detyra për drejtorin e IT-së në polici, Ervin Muça, i cili akuzohet se ka kopjuar në kundërshtim me ligjin të dhënat e sistemit TIMS verën e vitit të kaluar.

Teksa futej në gjykatë, Muça tha se është i pafajshëm dhe theksoi se ka bërë vetëm procedura teknike për të ruajtur nga sulmet kibernetike të dhënat e TIMS.

“Deklarohem i pafajshëm. Është spekulim mediatik. Kam kryer detyrën, lëreni drejtësinë të veprojë, nuk kam bërë asnjë shkelje. Nuk kam kopjuar asnjë të dhënë. S’mi ka kërkuar askush”- Muça.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës njoftoi të martën më 9 prill marrjen në hetim të Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

Drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, të Policisë së Shtetit, një ngjarje mbi të cilat pak ditë më parë është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar.

Në njoftim sqarohet se hetimi ndaj Muçës ka filluar bazuar në referimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2023, lidhur me kopjimin e paligjshëm të të dhënave të sistemit TIMS.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Poli: 15/04/2024 11:00

    Ca eshte ky drejtor iher me bluz me meng te shkrutta te bardhe. Si palaco neper lokale

    Përgjigju
  • emigranti: 14/04/2024 13:34

    Inteligjenca artificiale nuk konkurron dot me budallallekun njerezor (lexo Edi Rama). Keta jane "kuadrot" e rilindjes tende.

    Përgjigju
  • Lindi: 12/04/2024 13:07

    Jam I pafajshem thote hajduti. Ke bere krim kompjuterik, zotri. Je dhe I paafte se Sistemi regjistron gjithcka. Nuk ke nga leviz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?